Luana Vjollca fton njerëz për darkë, ja komenti i Krenarit

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 20:02 | Nga

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është përfolur gjërë e gjatë për lidhjen e saj, me Krenar Çoçajn. Ajo nuk e ka konfirmuar lidhjen e tyre ndonjëherë, por dyshja e njohur janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa shëtisnin dorë për dore.

Çifti edhe pse nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, ata nuk fshihen të paktën në rrjetet sociale. Luana ka publikuar së fundmi një foto në Instagram, dhe ju kërkon ndjekësve që t’i bashkohen, pasi po konsumon patate.

Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të “jashtëzakonshme”. Ajo që bie në sy është komenti i Krenarit i cili i shkruan “Nuk ka mbetur asnjë. Pse fton njerëz kot”.

Domethënë dyshja kanë qenë së bashku për darkë. Luana sigurisht që i ka kthyer përgjigje Krenarit duke i shkruar “Llups”. Epo tani u bindëm plotësisht që çifti jo vetëm që nuk janë ndarë, por janë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme