Luana Vjollca provokon nga Mykonos, thekson linjat trupore

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Luana Vjollca prej ditësh ka nisur pushimet në Mykonos të Greqisë.

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare gjatë pushimeve atje u ka qëndruar afër fansave me postime të ndryshme të destinacionit përrallor.

Edhe sonte (e enjte), Luana ka postuar nga vendi ku po qëndron, në njërin  imazh për të treguar ambientin në të cilin po relaksohet dhe në disa fotografi tjera ka ekspozuar dukjen e saj atraktive.

E veshur me ngjyrë vjollcë me dekolte të hapur, flokë bionde dhe grim të theksuar, Luana dukej joshëse dhe në formë të mrekullueshme, ndërsa vëmendjen morën linjat trupore të prezantueses.

Bukuroshja shqiptare edhe këtë herë ka preferuar ta mbajë sekret personin që po e shoqëron në këto pushime, pasi në postimet që po bën ajo çdo herë është shfaqur e vetme.

Ndërsa, Luana nuk ka treguar se kur pritet të rikthehet në ekrane televizive apo ndonjë projekt të ri muzikor.

Kënga e saj e fundit është “1 Mije Vjet”, që u publikua në muajin qershor dhe erdhi e vizuelizuar edhe me klip.

Të ngjashme