Lumezi: Askush s’do të amnistohet nga ndjekja penale pavarësisht statusit në shoqëri

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 10:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, tha se askush s’do të amnistohet nga ndjekja penale pavarësisht statusit në shoqëri dhe sa askush nuk do të merret në përgjegjësi penale në mënyrë të padrejtë, raporton Ekonomia Online.

Lumezi me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, ka kërkuar më shumë drejtësi dhe trajtim më të mirë për viktimat e krimit, raporton Ekonomia Online. Me prozën “Sot mora lule” të interpretuar nga Anisa Ismaili ka filluar kjo ceremoni.

Sipas Lumezit, pavarësisht kritikave ndaj institucionit të Prokurorit të Shteti, me punë që po bëhet është duke u fituar besimin i qytetarëve, por edhe i faktorit ndërkombëtar.

“Ne në punë tonë kemi arritur që të askush nuk do të amnistohet nga ndjekja penale pavarësitë nga statusi në shoqëri. Askush nuk do të merret në përgjegjësi penale në mënyrë të padrejtë”.

“Të gjithë prokurorët do të trajtojmë me kujdes të gjitha rastet e viktimave të krimit. Pavarësitë kritikave që vijën në adresën tonë, Prokurori i Shtetit është duke treguar orientimet të lartë dhe jemi duke fituar besimin edhe në vend edhe të ndërkombëtarëve”.

Ai shtoi se të drejtat e viktimave të krimit janë të garantuara me Kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës, dhe si të tilla, duhet të respektohen.

“Kemi caktuar edhe koordinatorin e dhunës në familje. Kemi forcuar kapacitet, kemi arritur të zvogëlojmë numrin e lëndëve. Ne kemi krijuar legjislacion bashkëkohor për trajtim sa më dinjitoz. Kemi numër të konsiderueshëm të viktimave që iu është kompensuar dëmi. Ata po i realizojnë të drejtat e tyre”.

“Kemi bërë përparimin e duhur për tarimin e viktimave të krimit, por duhet të rritet efikasitetit në dhunë në familje dhe trafikimin e qenie njerëzore”.

“Duhet të reagojmë me kohë kur është në pyetje familja. Nga të gjithë që i shërbejnë drejtësisë t’i shërbejmë viktimave të krimit. Edhe gjykata duhet të reagojnë shpejtë, sepse reagimet mund të krijojmë mundësi për përsëritjen e krimit”.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë Hashim Thaçi, President i Republikës, Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë; Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial; Basri Kastrati, Menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

Gjithashtu edhe Colleen E.Hyland, Ushtrues i detyrës së Ambasadorit të ShBA-së, në Kosovë; Cezary Michalczuk, Kryesues i sektorit të rendit dhe ligjit zyra e BE-së, në Kosovë etj.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/thaci-kerkon-nga-prokuroret-e-gjykatesit-ti-marrin-seriozisht-pergjegjesit-qe-kane/

Të ngjashme