Ekonomia Online
FUNDIT

Lumir Abdixhiku refuzon të përballet me Arbana Xharrën në debat

Lumir Abdixhiku refuzon të përballet me Arbana Xharrën në debat

Në Debatin televiziv që transmetohet në RTV Dukagjini, sonte diskutohet për gazetarët dhe inkuadrimin e tyre në politikë. Ndër të ftuarit është Arbana Xharra, ndërsa moderatori i këtij emisioni konfirmon se Lumir Abdixhiku ka refuzuar të marrë pjesë për shkak të prezencës së Xharrës. Lufta mes Xharrës e Abdixhikut filloi pasi ish-gazetarja u bë pjesë […]

Në Debatin televiziv që transmetohet në RTV Dukagjini, sonte diskutohet për gazetarët dhe inkuadrimin e tyre në politikë. Ndër të ftuarit është Arbana Xharra, ndërsa moderatori i këtij emisioni konfirmon se Lumir Abdixhiku ka refuzuar të marrë pjesë për shkak të prezencës së Xharrës.

Lufta mes Xharrës e Abdixhikut filloi pasi ish-gazetarja u bë pjesë e Partisë Demokratike dhe u kritikua shumë nga ana e opinionistit që më vonë aderoi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Xharra ka thënë se më herët e kishte mik të mirë Abdixhikun, por ai përdori fushatë denigruese ndaj saj, duke shfrytëzuar pozitën e tij neutrale prej analisti.

“Lumir Abdixhiku ka shfrytëzu pozitën e tij neutrale prej shoqërisë civile me më degradu aq ashpër, me bë fushatë të vazhdueshme. E shfrytëzoi kryqëzimin tim e pas tre ditësh doli në LDK”.

Ish-gazetarja, tani pjesë e PDK-së, thotë se për të pasuri është sepse ka hyrë në politikë e pastër, ndërsa i kërkon Abdixhikut që të dy të deklarojnë pasuritë e tyre.

Të ngjashme