Lushaku për kthimin e ligjit të Speciales nga Presidentja: Presim informacione zyrtare për qëndrim

Prishtinë | 22 Tet 2026 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se LDK-ja është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me mundësinë që presidentja Justina Shiroka Pula ta kthejë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara,

Ajo ka theksuar se partia do të vendosë për qëndrimin e saj vetëm pasi të kuptojë arsyet e mundshme të kthimit dhe ndryshimet që mund të kërkohen në ligj.

“E para, nuk kemi asnjë informacion zyrtar se do të kthehet ligji; po presim informacione zyrtare të shohim pse, çka është arsyeja, çka duhet me ndryshu, kush po e kthen dhe çka janë arsyet mbrapa kësaj. Atëherë, kur t’i dimë këto, mundemi me ju njoftu edhe për vendimin që e merr LDK-ja tashi”, tha ajo.

Lushaku Sadriu ka thënë se LDK-ja e konsideron procesin në Gjykatën e Apelit si sfidën kryesore në rastet që lidhen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mbështetjen për angazhimin institucional të Kosovës në mbrojtje të luftës çlirimtare.

“E para, ne kemi thënë që apeli është sfida kryesore dhe beteja kryesore për rastet në fjalë. Ashtu, domethënë, e përkrahim angazhimin tonë institucional dhe të Kosovës si institucione për të luftuar, për ta mbrojtur luftën çlirimtare në nivelet zyrtare. Gjyqësore, por përndryshe rruga me ligj as nuk e dimë se çka janë ndryshimet; nuk mundemi me jep një qëndrim për aq kohë sa nuk e dimë se cilat janë ndryshimet në ligj”, tha ajo.

Të ngjashme