Lushtaku: Deklarata e Kurtit për zgjedhje, hipokrizi dhe marre – Dëshiron të mbulojë vendimin për tokat afër Manastirit

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 14:03 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, thotë për Ekonomia Online se gatishmëria e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në zgjedhje, shpërfaq hipokrizi dhe për synim ka mbulimin e vendimit për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit.

Lushtaku thotë se kërkesa e opozitës për të shkuar në zgjedhje është e kahershme por që kjo nuk mund të bëhet pa mazhorancën.

“Është bërë më shumë me e tërheq vëmendjen prej shkeljeve të premtimit të tij dhe parimeve të tij dhe prej mbulimit të hipokrizisë dhe marres çfarë ka ndodhur kohët e fundit sidomos prej vendimit prej tokave të Manastirit të Deçanit”, thotë Lushtaku.

E për ta dërguar vendin në zgjedhje, deputeti i PDK-së kërkon “ndihmën” edhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dëmit që ka shkaktuar kjo qeverisje.

“Po besoj se është qesharake propozimi i tij apo opinioni i tij siç është qesharake e gjithë veprimtaria e tij sepse po del në hipokrizi të thellë me atë çfarë ka filluar me atë çfarë ka ëndërruar dhe me atë çfarë është besuar mandati i tij për kryeministër dhe kjo është qesharake për arsye se ne e dimë se kemi kërkuar qysh moti zgjedhjet duke parë që hipokrizia po e dëmton jo vetëm qeverisjen por edhe vetë shtetin e Kosovës dhe vetë të ardhmen e vendit dhe ne kemi kërkuar qysh moti zgjedhjet. E dimë se numrat i ka pozita, pra shumica parlamentare dhe nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa e dhënë fjalën e fundit shumica, në këtë rast Vetëvendosja dhe Albin Kurti”, thotë Lushtaku për EO.

Të ngjashme