Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në Marinë dhe Radishevë për të nderuar dëshmorët e kombit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Në Marinë, Lushtaku kujtoi sakrificën e dëshmorëve nga Kotorri: Beqir Hajrizi, Azem Hajrizi dhe Faik Hajrizi, si dhe Sabit Ahmetin nga Radisheva, të cilët më 25 korrik 1998 u bënë pjesë e historisë së luftës për liri.
Homazhet u vazhduan në Radishevë, ku u nderua kujtimi i dëshmorëve Arben Ahmeti, Shyqyri Ahmeti, Haxhi Ahmeti, Feriz Selimi dhe Ramadan Tahiri.
Gjatë kësaj ceremonie u zbulua edhe pllaka përkujtimore kushtuar prijësve të luftërave nga Radisheva, në krye me heroinën Shotë Galica, si dhe pllaka me emrat e të rënëve nga ky fshat.
Lushtaku tha se ky memorial është shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që në periudha të ndryshme historike i dolën zot atdheut dhe mbrojtën idealin e lirisë.