Në prag të seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një qytetar protestoi paqësisht para godinës me një pankartë në dorë që përmbante mesazhin: “Luteni dhe faleni njëri-tjetrin”, raporton Ekonomia Online. Ai u kërkoi deputetëve Armend Zemaj (LDK) dhe Arbër Rexhaj (VV) që këtë thirrje ta përcjellin edhe tek kolegët e tyre, duke […]
‘Luteni dhe faleni njëri-tjetrin’ – Qytetari proteston me mesazh paqeje para Kuvendit

Në prag të seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një qytetar protestoi paqësisht para godinës me një pankartë në dorë që përmbante mesazhin: “Luteni dhe faleni njëri-tjetrin”, raporton Ekonomia Online.
Ai u kërkoi deputetëve Armend Zemaj (LDK) dhe Arbër Rexhaj (VV) që këtë thirrje ta përcjellin edhe tek kolegët e tyre, duke apeluar për reflektim dhe unitet në përballje me krizën politike që po zgjat prej muajsh.













