LVV akuzon LDK-në për kapje të ‘Prishtina Parking’

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arianit Beqiri, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për kapjen e ndërmarrjes ‘Prishtina Parking’.

Ai ma dje e ka quajtur ‘Prishtina Parkingu’ të LDK-së, parti kjo e  cila aktualisht po udhëheq me Komunën e Prishtinën.

Sipas Beqirit, i cili është edhe asistent i kryeministrit Albin Kurti, “kjo ndërmarrje e kapur nga LDK, duke e emëruar Sokol Havollin në krye të saj, përveç problemeve pafund e këto ditë edhe rrahjeve, tani i paska rezervuar 6 vende të parkingut për LDK-në”.

“Prishtina, Për’sheshi i Përparim Ramës”, shkroi Beqiri në Facebook.

Paparaci kishte raportuar se njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka filluar hetimet rreth zgjedhjes së Sokol Havollit kreyeshef i ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”.

Sipas një dokumenti të siguruar Paparaci, krimet ekonomike po hetojnë konkursin e përzgjedhjes së kryeshefit të “Prishtina Parking”.

Në kërkesën e siguruar Paparaci që Krimet Ekonomike ia kanë dërguar “Prishtina Parking” atyre u kërkohet  që t’ua dërgojnë policisë; konkursin lidhur me kriteret e shpalljes për pozitën e kryeshefit në ndërmarrje, dokumentacionin e aplikimit të kandidatëve në këtë pozitë dhe proces verbalet lidhur me vlerësimin e kandidatëve.

Të ngjashme