Maas i jep mbështetje Bushatit

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 17:15 | Nga

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është takuar me homologun e tij Heiko Maas në Berlin.

Në shkrimin e tij në Facebook, Bushati bëri të ditur se në qendër të bisedës me homologun gjerman, ishin përpjekjet e Shqipërisë për të filluar negociatat me BE-në vitin e ardhshëm, njofton Klan Kosova.

Kryediplomati shqiptar njoftoj se të dy vendet do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas vendosëm disa piketa për mbështetjen gjermane për periudhën në vijim, me synim thellimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës në ekonomi.
Mirënjohës qeverisë gjermane për qartësinë strategjike me të cilën e sheh procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, konsolidimin e reformave në Shqipëri dhe rolin tonë në rajon.
Horizonti i negociatave për anëtarësim në BE në 12 muajt në vijim është krejt i qartë. Nevojitet bashkëpunim dhe mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare për kursin e reformave shtetkonsoliduese, të cilat nuk kanë lidhje as me të majtën e as me të djathtën, por me shtetbërjen evropiane dhe të ardhmen e gjeneratës së re!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme