Macron në Beograd: Kam ardhur për të kthyer një faqe të re në Serbi

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti francez Emmanuel Macron në vizitën e tij dy ditore në Beograd tha se dëshiron partneritet me Serbinë.

“Kam ardhur për të kthyer një faqe të re në Serbi. Franca do që të ketë partneritet me Serbinë”, tha ai në aeroportin “Nikola Tesla”, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, Aleksandar Vuçiq theksoi se ripërtëritja e miqësisë mes dy vendeve nuk do të kishte sukses pa këmbënguljen, energjinë dhe dëshirën e Francës për t’u kthyer në këtë rajon.

“Dua të falënderoj dhe të them se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të jashtëzakonshëm. Më lejoni t’ju falënderoj për besimin tuaj në Serbi, i cili i inkurajon investitorët tuaj që të vijnë në vendin tonë. Unë jam i nderuar që sot dhe nesër do t’ju pres në Beograd dhe Serbi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme