Macron zhvendos dhomën e shtypit jashtë Pallatit Elysee

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar se një dhomë e re për shtyp do të krijohet jashtë Pallatit Presidencial Elysee në Paris pavarësisht protestave nga mediat, raporton WAFF 48.
Pallati Elysee tha të mërkurën se dhoma e re do të përfundojë deri në fund të vitit për të “ofruar kushte më të mira pune për një numër më të madh të gazetarëve”.

Shoqata Presidenciale e Shtypit të Francës i kishte bërë thirrje presidentit Emmanuel Macron të rishqyrtojë vendimin e tij për mbylljen e dhomës së shtypit brenda Pallatit Elysee. Por zyra e presidentit deklaroi se do të përdoret si një dhomë takimi për stafin e Pallatit Elysee.

Zyra e tij tha se dhoma e re e shtypit do të mund të shfrytëzohet nga 36 gazetarë për tu ulur, krahasuar me vetëm 16 sa mund të ulen tani.

Një dhomë për shtyp ka qenë brenda Pallatit Elysee për më shumë se 40 vjet. Kritikët thonë se qendra e re e medias do të reduktojë qasjen e gazetarëve tek zyrtarët e qeverisë franceze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme