Mali i Zi faktikisht e ka mbyllur kufirin me Shqipërinë

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është lëshuar urdhri malazez që në doganat e Muriqanit dhe Hanit të Hotiti të mos lejohet futja e pasagjerëve që vijnë nga Shqipëria e që duan të futen në territorin e Malit të Zi.

Sidomos nëse kanë lidhje me shtetin italian. Koha Jonë thekson se nuk ka vendim zyrtar e publik, por faktikisht derisa të gjithë po i kthen pala malazeze, duke gjetur pretekste, tregon se ka urdhër për bllokimin e kalimit.

Në këto kushte po kthehen pas për në Tiranë të gjithë autobusët, mikrobuzat dhe makinat me pasagjerë.

Kjo vjen edhe në kuadër të masave të marra nga shtetet e tjera, ku sipas informacioneve Kroacia ka vendosur karantinimin për 14 ditë të personave që kalojnë kufirin. Në kufirin kroat është shumë më e vështirë kalimi për në territorin e tyre.

Të ngjashme