Ekonomia Online
FUNDIT

Mali i Zi rrafshon me tokë 10 stane të shqiptarëve (Foto)

Mali i Zi rrafshon me tokë 10 stane të shqiptarëve (Foto)

Autoritetet e Malit të Zi rrënuan sot 10 stane të shqiptarëve në bjeshkët e Ishtedimit, për të cilat pretendohet se nuk kanë dokumente që vërtetojnë pronësinë e tyre. EkonomiaOnline ka siguruar fotografi të cilat shpërfaqin stanet e rrafshuara me tokë. Pronarët e këtyre staneve e kundërshtuan vendimin për rrënimin e staneve të tyre, por që […]

Autoritetet e Malit të Zi rrënuan sot 10 stane të shqiptarëve në bjeshkët e Ishtedimit, për të cilat pretendohet se nuk kanë dokumente që vërtetojnë pronësinë e tyre.

EkonomiaOnline ka siguruar fotografi të cilat shpërfaqin stanet e rrafshuara me tokë.

Pronarët e këtyre staneve e kundërshtuan vendimin për rrënimin e staneve të tyre, por që nuk u morën parasysh.

E nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës nuk ka asnjë reagim.

Madje kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot ishte në vizitë në vendin e quajtur “Maja e Njeriut”, por që nuk zgjodhi të merret me hallet e qytetarëve.

Të ngjashme