Malisheva përfundon fazën e parë të repelimit të kafshëve

| 07 Pri 2017 | 15:44 | Nga

Në kuadër të aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e Etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), është i planifikuar aktiviteti i repelimit të kafshëve. Ky aktivitet në Komunën e Malishevës, ka filluar me datë 14 mars dhe është përmbyllur me 5 prill.

Hajdin Berisha, drejtor për shëndetësi dhe anëtar i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, ka thënë se numri i kafshëve të repeluara është rreth 16 mijë.

Kjo është vetëm faza e parë e repelimit, ndërsa do të kryhen edhe tri faza tjera deri në fund të sezonit të rrezikut nga EHKK.

“I falënderojmë të gjithë fermerët të cilët e kanë mirëpritur dhe mbështetur këtë aktivitet i cili është shumë i rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e EHKK. Faza e dytë e repelimit pritet të filloj kah mesi i këtij muaji, për çka fermerët do të njoftohen me kohë”, ka bërë të ditur Berisha.

Gjithashtu, edhe aktiviteteti tjetër i rëndësisë së veçantë, ai i sensibilizimit dhe vetëdijesimit për mbrojtje nga pickimi i rriqrave, e që mund të ketë për pasojë edhe infeksion nga virusi i EHKK, në këtë kontekst janë mbajtur ligjërata në 18 shkolla fillore të mesme të ulëta, ndërsa këto ligjërata do të vazhdojnë edhe në shkolla tjera sapo të ketë përfunduar pushimi pranveror i nxënësve. Ligjëratat janë mbajtur nga profesionistë shëndetësor të QKMF ” Dr. Shpëtim Robaj ” në Malishevë.

“Përndryshe, deri më tani janë regjistrua 27 raste të pickimit nga rriqrat por që gjithçka është nën kontroll dhe rastet e deritanishme nuk kanë sjellë ndonjë shqetësim”, ka konfirmuar drejtori Hajdin Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme