Man Utd ka shkarkuar Ten Hagun, trajneri largohet pas finales së Kupës FA

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Erik ten Hag nuk do të jetë më trajner i Manchester Unitedit pas finales së nesërme (e shtunë) në Kupën FA ndaj Manchester Cityt.

Sipas mediumit The Guardian, Manchester United ka vendosur të shkarkojë Erik ten Hag pas ndeshjes finale të së shtunës.

Sir Jim Ratcliffe dhe kompania e tij INEOS besojnë se asnjë rezultat nuk mund të ndryshojë pamjen e përgjithshme të zymtë të sezonit 2023/24.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford nuk kanë qëndruar duarkryq pasi po janë duke menduar për pasuesin e holandezit.

Të ngjashme