Manza: Transformimi i FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 16:30 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendës asistenti i sekretarit Gjeneral të NATO-s, John Manza, ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Ai ka thënë se FSK-ja të mbetet forcë e Kosovës dhe të mos bëjë hapa të shpejt për transformim, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i ka bërë në diskutimin me temën “NATO dhe Ballkani Perëndimor” të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

“Është e rëndësishme për Kosovës që ta njeh rëndësinë ose me i kushtuar vëmendje është që FSK-ja të mbetet në rrugë si forcë e Kosovës dhe të mos bëjë hapa të shpejta për transformim. Ky transformim duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që përfshijnë marrëveshjen nga tërë establishmenti politik i Kosovës”, tha ai.

“Mënyra që u përdor më herët  do ta shkatërronin bashkëpunimin që ne kemi aranzhuar deri sot. Duhet të bëhet në mënyrë metodike nëpërmjet kushtetutës dhe kjo kërkon përfshirjen e grupeve që janë kundër procesit”, ka theksuar Manza.

“Është vështir të parashikohet sa kohë duhet për këtë, por ju do të rrezikoni gjithçka të bashkëpunimit nëse do të nguteni ta bëni shpejt”, ka thënë ai.

Të ngjashme