Ekonomia Online
FUNDIT

Maqedonci: Avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, hap i madh për sigurinë

Maqedonci: Avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, hap i madh për sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka quajtur hap të madh për sigurinë e vendit lajmin që Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë vendimin që Kosova nga vëzhgues parlamentar të pranohet si shtet anëtar i asociuar. “Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vendosi sot ta avancojë Kuvendin e […]

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka quajtur hap të madh për sigurinë e vendit lajmin që Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë vendimin që Kosova nga vëzhgues parlamentar të pranohet si shtet anëtar i asociuar.

“Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s vendosi sot ta avancojë Kuvendin e Kosovës nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asociuar. Ky është një hap i madh përpara për sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës dhe rajonit”, shkroi ministri në një postim në “X”.

Ai ka shtuar se anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian janë “thelbësore për çdo vend demokratik”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, i cili është kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka bërë të ditur se gjatë punimeve të së dielës të Komisionit të Përhershëm drejtues të kësaj asambleje që po mbahet në Estoni, Kosovës i është ngritur statusi në nivelin e anëtarit të asociuar.

The Standing Committee of NATO PA decided today to upgrade the Assembly of ?? from parliamentary observer to associate member. This is a big step forward for the security & prosperity of ?? and the region.

Membership in both @NATO & #EU is essential for every democratic country. pic.twitter.com/mh5N5KqdF5

— Ejup Maqedonci (@EjupMaqedonci) March 24, 2024

Të ngjashme