Maqedonci merr mbështetjen e homologut turk për anëtarësim në Partneritetin për paqe në NATO

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 11:35 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se Republika e Turqisë ka qenë dhe vazhdon të mbete partner strategjik për Republikën e Kosovës. Ai ka theksuar se ka kërkuar nga ministri turk mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për paqe në NATO, raporton Ekonomia Online.

Maqedonci shtoi se Kosova ka dëshmuar se është e vendosur fuqishëm në funksion të paqes.

“Bashkëpunimi mes vendeve tona është ndërtuar mbi shtylla të forta të parimeve dhe besimit reciprok prandaj si i tillë ai do të vazhdoj të thellohet dhe patjetër që do të jetë i qëndrueshëm në forcë. Jemi shume mirënjohjes për mbështetjen që kemi marrë nga shteti mik turk për gjatë secilës fazë të zhvillimit të ushtrisë sonë, sot përmes realizimit të trajnimeve të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive, edukimit ushtarak dhe të rijnë dhe po ashtu ngritjes së kapaciteteve luftarake përmes realizimit me sukses të blerjeve shtet me shtet të cilat kanë përmbushur nevojat tona furnizimit të përcaktuar sipas objektivave të planeve të zhvillimit”.

“Patjetër që ne do të vazhdojmë edhe më tutje të realizojmë marrëveshje të tilla të cilat janë të dobishme për të dyja palët, shkëmbimit të përvojave në misionin për të garantuar stabilitet dhe paqe në rajon dhe më gjerë”.

Ministri turk i Mbrojtjes është takuar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Ai gjithashtu do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme