Maqedoni e Veriut: Fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 18 prill

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, të planifikuara për më 8 maj të këtij viti, fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 6 maj, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas orarit të miratuar nga ky komision, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit dhe duhet të mbyllet 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.

Rezultatet e sondazheve të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen jo më vonë se pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, gjegjësisht jo më vonë se data 2 maj deri në orën 24:00.

Listat e kandidatëve për deputetë pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i dorëzojnë KSHZ-së më së voni deri më 2 prill, ora 24:00 – 35 ditë para ditës së zgjedhjeve.

KSHZ-ja do ta mbajë shortin për të përcaktuar listën e vetme të kandidatëve për deputetë më së voni më 13 prill.

Inspektimi publik i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në këtë datë do të mund të dorëzohen kërkesat për regjistrim, shtim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore./alsatm

Të ngjashme