Marrëveshja e Romingut – shtetet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë javën tjetër

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor javën tjetër do ta nënshkruajnë marrëveshjen e Romingut.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë edhe Kosova, njofton Klan Kosova.

Lajmin në mbledhjen e Qeverisë e ka bërë të ditur Valdrin Lluka, Ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Sipas marrëveshjes deri më 2021 tarifat e Romingut ndërmjet këtyre shteteve do të jenë shumë të ulëta.

Në prill të 2018 në samitin e parë digjital të mbajtur në Shkup ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit.

Të ngjashme