“Marrëveshja Kosovë-Serbi, momentum i ri për anëtarësim në Këshillin e Evropës”

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jalgand, tha sot se një marrëveshje finale mes Serbisë e Kosovës mund t’i jap mundësi kësaj të fundit për t’u bërë anëtare e re e kësaj organizate të rëndësishme të Evropës.

“Nëse ka marrëveshje, atëherë ka një situatë/momentum të ri”, tha ai, raporton Klan Kosova.

Jagland tha se beson që këtë momentum, pastaj, do ta marrin parasysh edhe vendet anëtare të KE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën.

Ajo që mbetet, pas një zhvillimi të ri potencial, sipas Jagland, është respektimi i procedurave normale për pranim në Këshillin e Evropës të një anëtari të ri.

Të ngjashme