Ekonomia Online
FUNDIT

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Sot, mes Kosovës e Serbisë, u arrit marrëveshja që parasheh faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se kjo marrëveshje e mundëson faturimin e energjisë elektrike “sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”. Ndaj kësaj deklarate reagoi ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, i cili e pyeti Bislimin se […]

Sot, mes Kosovës e Serbisë, u arrit marrëveshja që parasheh faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se kjo marrëveshje e mundëson faturimin e energjisë elektrike “sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”.

Ndaj kësaj deklarate reagoi ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, i cili e pyeti Bislimin se për çfarë kanë kundërshtuar deri tani, pasi i dhanë interpretim pozitiv marrëveshjes.

Në fund, Berisha tha që nuk kanë bërë asnjë ndryshim dhe pyetjet që do të vazhdojnë janë për radhën e gjatë të mashtrimeve.

“Pyetja që shtrohet është: meqenëse i bëni një interpretim pozitiv marrëveshjes, atëherë për çfarë e keni kundërshtuar deri më tani?Cili është ndryshimi që e premtuat gjatë fushatës për të mos pranuar këtë marrëveshje? A e hoqet, siç thonit atëherë nënvendosjen e Kosovës ndaj Serbisë apo e rilidhët Kosovën me Serbine?Natyrisht, që nuk keni bërë asnjë ndryshim, dhe në realitet pyetjet që do të vazhdojnë janë për rradhën e gjatë të mashtrimeve”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme