MAShT-i dhe SBAShK-u kthehen mbrapa, dështon mbledhja e Komisionit

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 13:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi nuk ka mbajtur mbledhjen e radhës për të shqyrtuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë në vitet 1990-të.

Mbledhja dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në komision të pranishëm ishin Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Arbrie Nagavci, Driton Caushi, Müfera Srbica-Şinik.

Kryetari i komisionit, Ismail Kurteshi u kërkoi falje të pranishmëve dhe të ftuarve nga ana e MAShT dhe SBASHK-u për mos praninë e deputetëve në komision.

Të ngjashme