MAShT-i në bisedime me Shqipërinë për tekstet e shkencave natyrore

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 08:24 | Nga

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke planifikuar që nxënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë të mësojnë me tekste të shkencave natyrore, të cilat Shqipëria i ka përkthyer nga shtëpitë botuese më të njohura të Mbretërisë së Bashkuar.

Për këtë çështje, MASHT-i ka filluar të negociojë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, por edhe me disa shtëpi të botimit të Mbretërisë së Bashkuar, mirëpo ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prindërit e shoqëria civile në Kosovë tash e një kohë të gjatë po i kritikojnë tekstet shkollore për përmbajtje diskriminuese e formulime të pasakta. Vërejtjet më të mëdha janë dhënë për tekstet e shkencave shoqërore, si ato të historisë e të edukatës qytetare.

Megjithatë, Ministria aktualisht është duke shikuar të gjejë një zgjidhje vetëm për tekstet e shkencave natyrore.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se po synojnë që përmes përkthimit të teksteve të shkencave natyrore të kemi përmirësim të rezultateve të nxënësve dhe ngritje të cilësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme