Massrali (BE): Në takimin e nesërm për dinarin do të marrin pjesë dy ekipet

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, ka bërë të ditur se të dyja ekipet e Kosovës dhe Serbisë e kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e nesërm të 27 shkurtit në Bruksel të thirrur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Ajo, në një konferencë për media, sot ka theksuar se takimi i nesërm për të diskutuar për përdorimin e dinarit serb në Kosovë do të fillojë nesër me mëngjes.

“Në të vërtetë nesër do të jetë takimi i dialogut, ky do të fokusohet në gjetjen e një zgjidhjeje të shumë pyetjeve lidhur me vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me operimin e valutave monetare”.

“Takimi do të fillojë në mëngjes, do të ndjekë formatin e zakonshëm të dialogut. Të dyja palët me aq sa e di unë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë Massrali.

Të ngjashme