Matoshi dhe ambasadorja e re e Francës diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e mjedisit

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën biseduan për bashkëpunimin në fushën e mjedisit.

Në takim Matoshi prezantoi projektet dhe sfidat që Kosova ka një fushën e mjedisit, e ne veçanti në fushën e trajtimit të ujërave të zeza.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ripërsëriti përkrahjen e shtetit francëz për Kosovën dhe Ministrinë e Mjedisit për të përmirësuar gjendjen e mjedisit ne vend.

Matoshi e ambasadorja Butel u dakorduan që të punojmë së bashku në realizimin më të shpejtë të projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, projekt ky që do të zgjidhë problemin me ujërat e zeza për kryeqytetin dhe komunat përreth.

Të ngjashme