Mbahen Lojërat Parasportive “Kosova 2023” – Kurti lavdëron Komitetin Paralimpik se po e afirmon Kosovën në arenën ndërkombëtare

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 14:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marr pjesë në hapjen e Lojërat parasportive “Kosova 2023”, të organizuara nga Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK), raporton Ekonomia Online.

Kurti në hapje të këtyre lojërave tha se KPK-ja ka korrur suksese të pa mohueshme të cilat sipas tij, e ndihmojnë sportin, personat me aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ai po ashtu ka falënderuar KPK-në për punën e angazhimin që është duke e bërë për personat me aftësi të kufizuara

“Ju përgëzoj për këtë organizim dhe sukseset që po i tregoni edhe sa i përket anëtarësimit në Organizata ndërkombëtare. Komiteti Paralimpik pa dyshim që ka korrur sukses të pa mohueshme të cilët e ndihmojnë sportin, i ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara dhe e afirmojnë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Le të shikojmë ndeshje në kuadër të atyre çfarë janë planifikuar e përgatitur për sot. Le të argëtohemi bashkë dhe sa më shumë le të shoqërohemi në mënyrë që ta mbështesim e ta ndihmojnë njëri tjetrin. E natyrisht më së shumti të gjitha ata persona që janë më nevoja të veçanta apo me aftësi të kufizuara”, tha ai përcjell EO.

Kurti nuk ka pranuar që të flasë për tema të tjera kur është pyetur nga gazetarët, ai ka thënë shkurt se “nuk do të flasim për çështjet që janë në Prishtinë”.

Në këto gara përveç parasportistëve lokal, janë duke marr pjesë edhe rreth 400 para-atletë nga vendet e rajonit, si nga Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, të cilët përfaqësojnë 15 ekipe sportive nga 10 federata dhe shoqata sportive.

Të ngjashme