Mban dhunshëm një grua, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar që e ka privuar kundërligjshëm nga liria një grua.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme