Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.A ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në pompën furnizuese me ujë në pusin në thellësi 65 metra. Për këtë arsye banorët e fshatit Drenoc të komunës së Gjakovës mbeten pa ujë deri në zgjidhjen e problemit. “Defekt në fshatin Drenoc. Njoftojmë konsumatorët e fshatit Drenoc se është paraqitur […]
Mbesin pa ujë banorët e fshatit Drenoc

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.A ka njoftuar se ka ndodhur një defekt në pompën furnizuese me ujë në pusin në thellësi 65 metra.
Për këtë arsye banorët e fshatit Drenoc të komunës së Gjakovës mbeten pa ujë deri në zgjidhjen e problemit.
“Defekt në fshatin Drenoc.
Njoftojmë konsumatorët e fshatit Drenoc se është paraqitur defekt në pompen furnizuese me ujë në pusin në thellësi 65 metra.
Për arsye të kompleksitetit të defektit konsumatorët mbesin pa ujë deri në zgjidhjen e problemit” thuhej në njoftim.

















