Ekonomia Online
FUNDIT

Mbi 170 mijë euro Qeveria jep për KPK-në, do të trajtohen lëndët e korrupsionit

Mbi 170 mijë euro Qeveria jep për KPK-në, do të trajtohen lëndët e korrupsionit

Mbi 170 mijë euro ka ndarë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), raporton Ekonomia Online. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar të ndahen mbi 170 mijë euro për KPK-në, duke shtuar se këto mjete do të shërbejnë për trajtimin e lëndëve të korrupsionit. “Në koordinim edhe me […]

Mbi 170 mijë euro ka ndarë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar të ndahen mbi 170 mijë euro për KPK-në, duke shtuar se këto mjete do të shërbejnë për trajtimin e lëndëve të korrupsionit.

“Në koordinim edhe me ministrin e financave kërkojmë mjete mbi 170 mijë euro për nevojat e Këshillit Prokurorial ku do të shërbejnë edhe trajtimin e lëndëve të korrupsionit”.

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për ndarjen e 115 mijë eurove Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/322017658503307/

Të ngjashme