Mbi 20 punëtorë të Klinikës së Radiologjisë të infektuar me COVID-19, drejtori nuk jep informata zyrtare

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën e Radiologjisë në QKUK janë 22 punëtorë shëndetësorë të infektuar me Covid-19.

Një burim nga Klinika i ka treguar Gazetës Shneta se janë 6 mjekë dhe 16 teknikë të radiologjisë që janë infektuar me Covid-19. Por këto shifra nuk janë bërë zyrtare nga menaxhmenti i klinikës.

Gazeta ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës Dr. Bujar Gjikolli, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje në adresën elektronike.

Zyra për Media e SHSKUK-së i ka kërkuar Gjikollit përgjigje për të sqaruar situatën pas pyetjeve të dërguara nga Gazeta, por Gjikolli nuk ka dhënë sqarime.

Klinika e Radiologjisë i takon frontit të parë të klinikave në luftën kundër pandemisë me Covid-19, duke kryer shërbime radiologjike për pacientët e sëmurë me Sars-Cov-2.

Të ngjashme