Mbi 23 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë janë 23.845 raste aktive me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën për 2.541 raste të reja pozitive me Covid-19. Ndërsa në total që nga 13 marsi i vitit 2020 janë regjistruar 134 mijë e 818 persona të cilët janë infektuar me virusin korona.

Shkak i infektimit me Covid-19 kanë vdekur 2 mijë e 370 qytetarë.

Kurse janë shëruar 108 mijë e 603

Javëve të fundit ka nisur të rritet numri i rasteve me COVID-19, duke shtuar kështu edhe numrin e pacientëve në spitale.

Ndërkaq institucionet përkatëse në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim.

Të ngjashme