326 shërbime emergjente janë ofruar gjatë 24 orëve të fundit në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK, 83 raste janë menaxhuar në Reanimim, 97 në Emergjencën Internistike, 64 në Emergjencën Kirurgjike dhe 55 në Emergjencën Ortopedike.
Ndërkohë, në Sallën e Vogël janë trajtuar 27 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 4 persona të lënduar me armë zjarri, një person i lënduar me armë të ftohtë dhe 17 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
QKUK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes.