Mbi 33 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme, përmes raportit 24 orësh të IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 3,628 raste të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur viktima me këtë virus, ndërsa janë shëruar 697 qytetarë.

Teksa është bërë editur se mbi 33 mijë persona janë ende aktiv me COVID-19 në Kosovë.

“Nga 14.479 testime, 3.628 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 697 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.991. Në total numri i rasteve aktive është 33.952”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme