Mbi 40 raste me Covid-19 për dy javë në Kosovë – IKShPK apelon për kujdes

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 46 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Përmes një komunikate të lëshuar nga IKPShPK-ja është sqaruar se sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç.

“Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës”, njofton IKShPK.

Të ngjashme