Mbi 400 ankesa nga konsumatorët ka pranuar ARRU-ja gjatë viti 2023

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 12:21 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 400 ankesa nga konsumatorët ka pranuar Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit (ARRU) gjatë viti 2023, kështu bëri të ditur drejtoresha e ARRU-së, Hajrie Morina, gjatë raportimit në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e këtij komisioni u votua edhe plani i punës për vitin 2024 për këtë Autoritet.

Drejtoresha e ARRU-së, tha se në planin strategjikë 2024-2026 të Autoritetit, janë të definuar të gjitha synimet strategjike, objektivat dhe aktivitetet specifike.

“Plani i përformancës për 2024 është dorëzuar brenda afatit ligjor të Komisionit Parlamentar dhe të gjitha aktivitet janë të listuar në këtë planë dhe derivojnë nga plani strategjik përkatësisht nga plani veprimit të planit strategjik 2024-2026 ku janë të definuar të gjitha synimet strategjike objektivat dhe aktivitetet specifike të ARRU të ndara sipas menaxhimit institucional të ARRU-së”, tha ajo.

Morina tha se ankesat e konsumatorëve gjatë viti 2023 janë rritur për 100 ankesa më shumë se vitin 2022, pra gjatë viti të kaluar ARRU-ja ka pranuar 438 ankesa.

Ajo tha se ky vit do të jetë me sfidues për Autoritetin sa i përket shqyrtimit të këtyre ankesave.

“Një çështje tjetër gjithashtu për ankesat të konsumatorëve dhe momentalisht ne kemi vërejtur që kemi rritje të numrit të ankesave të konsumatorëve. Ne në vitin 2022 kemi trajtuar 329 ankesa, ndërsa në vitin 2023 kemi pasur 438 ankesa, do të thotë përafërsisht 100 më shumë ankesa se viti paraprak. Kemi presione të vazhdueshme nga stafi qe ky vit do të jetë ma sfidues në arritjen e shqyrtimit e të gjitha këtyre ankesave dhe respektimit të afatit”.

“Një çështje tjetër e rëndësishme që kemi realizuar edhe ndryshimi i politikave dhe metodologjisë së tarifave. Një çështje tjetër më rëndësi ndryshimin i të gjitha rregulloreve në fuqi. Çështje tjetër me theksuar aspektin e monitorimit të përformancës së ndërmarrjes së ujësjellësit”, tha ajo.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka pyetur kryesuesen Morina se a do të ketë rritje të tarifave për konsumatorët për këtë vit.

Morina është përgjigjur se ajo është keqkuptuar ne deklaratën e saj sa i përket kësaj çështje dhe se nuk do të ketë rritje të tarifave.

“Procesi i caktimit të tarifave sipas legjislacionin më fuqi është proces i rregullt, nuk do të këtë rritje të tarifave”.

“Ne kemi përpilua një rregullore të instalimit të matjeve të ujit me të cilin kemi kërkua që çdo burim të ujit, do të kërkojmë edhe evidenca edhe mu caktuar personat përgjegjës që janë për raportimin e këtyre të dhënave”, tha ajo.

Në fund deputet e këtij Komisioni me 6 vota për votuan planin e punës për vitin 2024 për ARRU-në.

Të ngjashme