Mbi 5 mijë e 700 gjoba në komunikacion u shqiptuan në Pejë gjatë muajit janar

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

5 mijë e 760 gjoba në komunikacion ka shqiptuar policia e Pejës gjatë muajit janar të këtij viti.

2 mijë e 125 gjoba janë lëshuar për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar, 504 për mos respektim të shenjave të komunikacionit, 154 për kalim të afatit të regjistrimit të veturave, 627 për rripin e sigurisë gjatë ngasjes së veturës, 109 vozitje e veturës pa patentë shofer, 140 mos përshtatje të kushteve të rrugës, 53 fletë gjoba për tejkalim/anashkalim i parregullt.

Ndërsa gjobat tjera janë për kundërvajtje tjera bazuar legjislacionit për rregullimin dhe sigurinë në komunikacion.

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë me këtë rast i fton qytetarët që të respektojnë ligjet e zbatueshme në vend, thuhet në komunikatën e policisë.

Të ngjashme