Një lajm i mirë ka ardhur për vogëlushen Urtina Korenica.
Falë solidaritetit dhe kontributeve të qytetarëve, është arritur pragu i parë i fushatës së nisur për trajtimin e saj, duke u mbledhur shuma prej 30 mijë eurosh në platformën GoFundMe.
Familja e Urtinës ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kanë ofruar mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke bërë të ditur se fushata do të vazhdojë me synimin për të arritur shumën totale prej 170 mijë eurosh.
Kjo shumë është e nevojshme për t’i mundësuar Urtinës vazhdimin e trajtimit me terapi të personalizuar jashtë vendit.
“Çdo donacion, sado i vogël, na afron një hap më pranë këtij qëllimi”, thuhet në njoftimin nga aktivisti Liridon Kurti
Për ata që duan të ndihmojnë, të dhënat bankare në Kosovë janë:
Përfituesi: Visar Korenica
Numri i llogarisë: 2014000147470542
Banka: TEB