Ekonomia Online
FUNDIT

Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit

Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit

Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke filluar nga ora 9:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të […]

Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës.

Duke filluar nga ora 9:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze.

Ndërsa nga ora 9:30, Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhjen e radhës.

Po ashtu nga ora 9:30, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjet për Rininë dhe Sport.

Të ngjashme