Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës ku do të diskutohet për përgatitjet për seancën plenare.

Sipas njoftimit të kryesisë, aty do të shqyrtohet raporti vjetor i performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, si dhe raporti vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për Seancë plenare:

  1. Pyetjet parlamentare,
  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
  3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Deklarimet jashtë rendit të ditës.

Të ngjashme