Ekonomia Online
FUNDIT

Mblidhet Kuvendi, dy seanca plenare sot

Mblidhet Kuvendi, dy seanca plenare sot

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare. Sipas njoftimit, njëra seancë nis në orën 11:00, ndërkohë tjetra në orën 15:00. Ky është rendi i ditës në seancën e parë: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria […]

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare.

Sipas njoftimit, njëra seancë nis në orën 11:00, ndërkohë tjetra në orën 15:00.

Ky është rendi i ditës në seancën e parë:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,

Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Ndërkaq në seancën e dytë:

Shqyrtim i parë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.

Të ngjashme