Ekonomia Online
FUNDIT

Mblidhet Kuvendi, pritet të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare

Mblidhet Kuvendi, pritet të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare

Të enjten Kuvendi Kosovës, do të mbajë seancën plenare nga ora 10:00. Kjo është seanca e dytë për ketë javë që ka mbajtur Kuvendi i Kosovës. Ndërsa Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare. “Ndërkaq seancë e […]

Të enjten Kuvendi Kosovës, do të mbajë seancën plenare nga ora 10:00. Kjo është seanca e dytë për ketë javë që ka mbajtur Kuvendi i Kosovës.

Ndërsa Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare.

“Ndërkaq seancë e re do të mbahet më 23 shkurt ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.

Në këtë seancë pritet edhe votimi i Rezolutës kundër rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Po ashtu gjatë kësaj seance do të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria.

Të ngjashme