Mbrojtja e të dhënave personale të jetë prioritet edhe për sektorin e shëndetësisë

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 14:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të dhënat private në sektorin e shëndetësisë duhet të mbrohen ashtu siç sigurohet edhe me ligj dhe konventat ndërkombëtare.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të 28 janarit, Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë.

Drejtori i kësaj agjencie, Jeton Arifi, tha se qëllimi i kësaj konference është që ngritët kjo çështje në të gjitha nivelet.

“Përmes një konference të tillë të formatit të mbyllur, pra me të ftuar nga sektori shëndetësor, publik dhe privat kemi synuar që të ngritëm çështjen praktike që ndërlidhet me punën e përditshme të personelit mjekësor të gjitha niveleve pa I përjashtuar punonjësit e kompanive private që bëjnë sigurimin e shëndetit për qytetarë”.

Ndërsa drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi, tha se çështjes së mbrojtjes së të dhënave duket t`i kushtohet rëndësi e veçantë për shkak se është një çështje komplekse ashtu sikurse edhe vet sistemi shëndetësor.

“Të flasësh sot për privatësi në shëndetësi është komplekse ashtu siç është komplekse edhe vet shëndeti dhe sistemi shëndetësor. Institucionet shëndetësore kanë krijuar tashmë një kornizë të mirë ligjore për mbrojtjen e të dhënave shëndetësore personale. Këtij dimensioni ka filluar ti kushtohet me të drejtë një vëmendje e shtuar aq më tepër kur e dimë se viktimat e kësaj shkelje potencialisht mund të jemi secili nga ne”, tha Plakiqi.

Një konferencë të tillë e konsideroi të rëndësishëm inspektori i mbrojtjes së të dhënave nga Shqipëria, Edrine Fidh.

Ai tha se takimet e tillë janë të rëndësishme për të shkëmbyer eksperiencat e fituara. Për të bashkëpunuar me AShMDHP-në ishte e gatshme edhe Julia Jacoby, nga zyrja e BE-së.

Të ngjashme