Mbyllen edhe 13 subjekte të lojërave të fatit në Prishtinë dhe Podujevë

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 15:15 | Nga

Në një aksion të zhvilluar nga inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit ATK-së janë mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarinë e lojërave të fatit në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate për media nga ATK, për këto subjekte janë lëshuar gjoba në vlerë 50,000 euro.

“Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të  Kosovës.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit”, thuhet në komunikatë.

ATK u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme