Mbyllet Seminari i Gjuhës, kalon pritshmërinë e organizatorëve

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 16:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe përkundër faktit që gjatë përgatitjeve Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ka hasur në probleme të shumta financiare, ai sot ka mbyllur edicionin e tij të 36 me radhë, raporton Ekonomia Online.

Organizatorët thonë se seminari ka kaluar pritshmërinë e tyre.
Drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, duke falënderuar pjesëmarrësit e seminarit, ka thënë se është i kënaqur me punën që është bërë gjatë dy javëve, aq sa kanë zgjatur punimet e seminarit.

Paçarizi ka pasur dy kërkesa, në fjalën e tij. Njëra ka të bëjë me mirëkuptim nga ana e Rektoratit që punimet që prezantohen në seminar, të pranohen si punime shkencore, ndërsa tjetra është e drejtuar ndaj shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që këto dy shtet të veprojnë sa më shpejtë që gjuha shqipe të mos zhduket atje ku është në rrezik, shkruan EO.

Albanologu nga Rusia, Aleksandër Novik, i cili merr pjesë në këtë seminar që nga viti 1990, tha se këtë vit seminari i ka pëlqyer edhe më shumë për faktin që ka pasur mundësinë që të promovojë e Monografisë për Shqiptarët e Ukrainës.

Ai tha se pjesëmarrja e shumë studentëve të huaj në këtë seminar është një gjë shumë e mirë pasi në këtë mënyrë gjuha shqipe dhe shqiptarët do të njohën më shumë ndërkombëtarisht.
Edicioni i 36-të i seminarit ka filluar punimet më 14 gusht dhe përgjatë dy javëve janë mbajtur ligjërata të ndryshme, tryeza diskutimi, kumtesa, sesione shkencore si dhe kurse të gjuhës shqipe për studentët e huaj.

Të ngjashme