Mbytet pushuesja në Vlorë

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Mbytet një pushuese në plazhin e vjetër të Vlorës.

Gruaja rreth 70-vjeç është parë të pluskojë mbi ujë mëngjesin e sotëm.

Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si Shota Baci. Pavarësisht ndihmës, mësohet se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme