McDavid motivon nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina”

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 13:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janis McDavid, një folës motivues me aftësi të kufizuar, ka mbajtur një ligjëratë para nxënësve të shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

McDavid ka qenë i ftuar nga UNICEF-i në ngjarjen “Activate Talks” dhe ka shpalosur tregimin e jetës së tij para nxënësve dhe stafit të shkollës “Hasan Prishtina”.

“Kur isha 8 vjeçar e pata një përvojë në një mëngjes që më tronditi shumë sepse isha në shtëpinë tonë dhe ajo nuk ishte e qasshme dhe më është dashur të eci dhe doja të levizja më shpejtë dhe e pash vetën në pasqyrë dhe pash vetën të ulur në tokë pa këmbë dhe duar dhe isha në tronditje sepse nuk e kisha kuptuar më herët që nuk kam kembë dhe duar dhe u ndjeva i turpëruar sepse ende dëshiroja të isha polic me motor por kështu nuk e di se sa mund të ia arrija”, tha McDavid.

“Doja të isha sikur çdo fëmijë tjetër i zakonshëm, por nuk e keni idenë se sa e vështirë ka qenë kjo kur e din se ti je ndryshe, u ndihesha i turpëruar”, tha ai.

Ai u tha nxënësve se mos të ndalin ëndrrat e tyre, por të jenë vetëvetja dhe të luftojnë për atë që duan.

”Dua të iu inkurajoj se nëse keni një ëndërr ose dicka që dëshironi të arrini thjesht ndiqni ëndrrat tuaja mos ia lejoni askujt të ju thotë se ju nuk jeni të mirë ta bëni këtë, ne te gjithë mund ta arrijmë më të mirën”, shtoi ai.

Drejtoresha e Shkollës “Hasan Prishtina”, Sofije Bunjaku, tha se nxënësit dhe stafi i kesaj shkolle ndjehen shumë të priviligjuar për pjesëmarrjen e McDavid në mesin e tyre

“Është nder dhe privilegj për shkollën tonë të jenë të pranishëm këtu sot ku do shpalosni eksperiencën tuaj dhe ju falëmderoj në emër të nxënësve dhe stafit ‘Hasan Prishtina’ ju urojme suksese në misionin tuaj dhe shpresojmë se edhe fëmijët tanë do ndjekin shembullin tuaj”, tha Bunjaku.

“Sot shkolla jonë duket më e privilegjuar se asnjëherë me parë që në mesin tonë gjendet Janis McDavid dhe e porositim që Janis të ndjehet si në shtëpinë e tij dhe shpresojmë të na vizitoj edhe herëve të tjera”, tha ai.

Image may contain: 22 people, people smiling, indoor

Të ngjashme