Me kundërshtitë e opozitës, miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 14:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar të martën në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë, ndërsa PDK dhe AAK, e konsideruan si projektligj të vonuar, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në këtë Komision, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se përmes këtij projektligji do të zgjaten afatet për masat emergjente për krizën energjetike.

Ajo, po ashtu, ka përmendur se përmes të njëjtit do të ketë kufizime edhe në shpenzim të energjisë elektrike.

“Së pari, propozimi për ndryshim-plotësim optimizëm afatin e masave emergjente që në rastet kur nuk lidhen me gjendjen e jashtëzakonshme, në vend që qeveria të kërkojë vendin të Kuvendit çdo tridhjetë ditë, projektligji parasheh që vendimi të vlejë 90 ditë me mundësi vazhdimi për 90 ditë të tjera…Projektligji parasheh masa të detyrueshme të kursimit të energjisë gjatë situatës emergjente dhe sanksione për moszbatimin e tyre”.

“Masat e kursimit mund të caktohen me vendim të ministrit, ku përfshihen ndalimi i ndriçimit dekorativ, reklamues. Ndalimi dhe kufizimi i ndriçimit publik, përveç ndriçimit të domosdoshëm për sigurinë e publikut dhe komunikacionit… Sanksionet për moszbatimin e masave përfshijnë gjobën, sekuestrimin e pajisjeve si dhe ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë”, tha ajo.

Por deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, tha se i njëjti nuk sjell ndonjë ndryshim të madh, përveç komoditetit më të madh politik të Qeverisë së Kosovës.

“Kam prit se do të na sjellësh një ligj komplet të ri, konform rregullave, tregut, situatës dhe strategjisë së re që po pret të votohet në Kuvend. Këtu nuk shoh ndonjë ndryshim të madh, përveç që do t’i jep një komoditet vendimmarrjes politike, të tjerat do të mbesin në të njëjtën shkallë”, tha Shala.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj kanë thënë ky projektligj është i vonuar dhe s’ka ndryshime nga ligji aktual.

Lexo më shumë:

Të ngjashme