Më në fund po relaksohet pak kryeministri

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 13:28 | Nga Shenoll Muharremi

Nuk jemi mësu me pa jashtë presionit Albinin. Gjatë e kemi pa duke protestuar dhe shpesh e kanë prangosë policia. Edhe para 1999 e patën malltretu policia e Millosheviqit. Burg ka kalu kohe, fatkeqësisht. Qeverisja nuk i ka shku rahat. Fillimisht u nda me LDK, pas shumë angazhimi e negociata me muaj për me u ba bashkë. Tash qe sa kohë ka telashe me SHBA, BE.. së fundmi me opizitën. Mediat. Name it!

Me vjen keq prej tij. Asnjë njeri në botë nuk e meriton me pas jetën ferr ashtu. Politika dhe qeverisja nuk duhet me qenë luftë e betejë konstante e pandalshme apo jetë a vdekje. Është njëfar lloj arti ku ti kënaqesh duke bërë diçka pozitive për njerëzit e tu. Kur ka pasur një moment pozitiv Kurti? Nuk më kujtohet mua, ndoshta ka pasur. Kjo nuk është aspak mirë. Familja, gruaja e fëmija kanë nevojë për të, e as unë as askush nuk mundet me qenë i qetë nëse kalon në gjithë këto sfida e presione e tensione e sulme konstante.

Nuk besoj që ka dëshirë me qeverisë ma me Kosovën. Fundja pse me pas? Ai mundet me kalu kohën duke u ushqyer, duke lexu libra edhe ashtu nuk është materialist, s’e kënaq luksi.

Qito ditë e pashë më në fundi disa momente relaksi. Dje një ndejë në restaurantin e tij “Ballkoni i Hapur” me praktikantët. Edhe sot me stafin i kishin publikuar foto mengjez. Ndërsa tash në Soma muhabet e kafe. Sa kafe i ke pi Albin dje e sot? A po punon najsend apo vetëm kafeve…

Më vjen mirë me pa sadopak më të relaksuar. I dëshiroj kur e përfundon mandatin mos të vazhdojë me politikë, mendoj ka pasur mjaft politikë në jetën e tij. Jo që ia dua të keqën, por gjithsecili meritojmë paqe dhe qetësi e ushqim me libra e familje kohe pas kohe. Përndryshe e humbim rrugën, kuptimin e racionalitetin. Qëllimin.

Nejse, e pamë edhe Albinin tu ndejt kafeve e tu ba pak sefa në pushtet. Vazhdo kështu deri kah vjeshta, edhe ashtu njerëzit nëpër pushime.

Të ngjashme